UBT News

Reagojnë nga Presidenca: Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratave të Presidentes së Kosovës

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell po gënjen, pasi Grenell shkroi në Twitter se Osmani i ka thënë SHBA-së se nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti.

“Si shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani dua të informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratave të Presidentes së Republikës së Kosovës”, shkroi Vela.

Richard Grenell ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë disa minuta më parë duke thënë se: Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale”./UBTNews/

Exit mobile version