Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell po gënjen, pasi Grenell shkroi në Twitter se Osmani i ka thënë SHBA-së se nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti.
“Si shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani dua të informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratave të Presidentes së Republikës së Kosovës”, shkroi Vela.
As Chief of Staff to President @VjosaOsmaniPRKS I want to inform that @RichardGrenell is lying when referring to statements by President of the Republic of #Kosovo. https://t.co/LJHD7dH11A
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 15, 2021
Richard Grenell ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë disa minuta më parë duke thënë se: Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale”./UBTNews/