Zyrtari i LVV-së, Arianit Beqiri, është ndër të parët e partisë që ka reaguar pasi PZAP ka vërtetuar pjesën ku KQZ’ja ia ndalon pjesëmarrjen në garën zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV’së Albin Kurtin.
“PZAP refuzon kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Beteja vazhdon deri sa ta fitojmë luftën kundër regjimit të vjetër. Albin Kurti do të jetë kryeministër”, ka shkruar Beqiri.