UBT News

Reagimet e para për “Squid Game”: A i përmbushi pritshmëritë sezoni i dytë?

Pasi shtatë episodet e para të sezonit të dytë të serialit të njohur të Netflix “Squid Game” u publikuan të enjten, përdoruesit e rrjeteve sociale dhe kritikët zbuluan përshtypjet e tyre të para.

Një nga serialet më të ndjekur dhe më të suksesshëm është rikthyer me sezonën e dytë, por opinionet për të janë të ndara.

Vetë ‘trailer’-i tërhoqi vëmendje të madhe dhe mblodhi më shumë se gjashtë milionë shikime në YouTube për vetëm 12 orë, por tani shumë besojnë se sezoni i ri është mbivlerësuar.

Edhe pse sezonin e dytë nuk e konsiderojnë të keq, shumë fansa dhe kritikë theksojnë se sezoni i parë është më i mirë e tani presin daljen e episodeve të mbetura të sezonit të dytë për të lënë përshtypjen përfundimtare për të gjithë sezonin.

Sezoni i dytë ka më shumë se 1000 komente për Rotten Tomatoes nga shikuesit, të cilët i dhanë një vlerësim mesatar prej 63 përqind, ndërsa kritikët e vlerësuan atë me 84 përqind.

Është interesante se sezoni i parë u vlerësua nga kritika me 95 për qind, ndërsa shikuesit e vlerësuan atë me 83 për qind.

Kritiku i Forbes, Paul Tassi, shprehet se sezoni i dytë është “shumë solid”, edhe pse jo më i mirë se sezoni i parë, por se nuk u befasua. Nga ana tjetër ai tregon se sezoni i dytë ka “personazhe më të konsoliduar” në krahasim me sezonin e parë.

Exit mobile version