UBT News

Reagime të shumta për reklamën me ‘drag queen’, tërhiqet Samsung

Kompania Samsung ka tërhequr një reklamë ku shihet një nënë myslimane duke i shprehur mbështetje djalit të saj ‘drag queen’. Drag queen janë artistë performativë, kryesisht meshkuj, që vishen me rroba grash. Zakonisht ky term asociohet me komunitetin LGBTI.

Për shkak të reagimeve të shumta ndaj kësaj reklame nga komuniteti mysliman, ku disa prej tyre e konsideruan edhe si përpjekje për ta shtypur “ideologjinë LGBT”, Samsung doli me një sqarim. Në postimin e tyre thuhet se ishin të vetëdijshëm se videoja “mund të konsiderohet fyese”.

Singapor mbetet ende konservativ ndaj çështje të komunitetit LGBTI, edhe pse u bë përpjekje për pranim të këtij komuniteti. Reklama kishte për qëllim të promovonte produktet e reja të Samsung, si kufjet e anulimit të zhurmës dhe një orë inteligjente me monitor të rrahjeve të zemrës.

Skena shkaktoi zemërim në internet, teksa kishte edhe prej tyre që e mbrojtën atë reklamë dhe e kritikuan heqjen e saj./UBTNews

Exit mobile version