UBT News

Reagime në ShBA për vizitën e Grenell: Shumë e keqe, ndoshta e paligjshme!

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, publikoi një deklaratë gjatë ditës së djeshme për vizitën e Richard Grenell në Kosovë, letër kjo që shkaktoi reagime në ShBA, njofton UBT News.

Në këtë letër, ai i’u referohet Grenellit si “ambasador i dërguar i tij”, përkundër faktit se ai nuk është më president i SHBA-së.

Kjo nuk kaloi pa u vërejtur nga Mark Hertling, ish-komandant i forcave amerikane në Evropë, i cili e cilësoi “të keqe” dhe “të paligjshme” vizitën e tij.

“Kjo është shumë e keqe, dhe ndoshta e paligjshme. Ajo që e bën atë në mënyrë eksponenciale edhe më keq është “i dërguari” është Ric Grenell”, ka bërë replikë ai në publikimin e David Freedlander.

Grenell u shpreh se erdhi në rajon sepse ishte “i frustruar” me mënyrën se si administrata Biden po e trajtonte marrëveshjen e normalizimit ekonomik Serbi-Kosovë./UBTNews/

Exit mobile version