Vjen në ngjyrë të zezë dhe përdoruesit mund të blejnë tre versione. Modeli bazë fillon nga 1,799 dollarë ndërsa më i shtrenjti shkon deri në 2,799 dollarë.
Razer prezantoi në evenimentin vjetor E3 2021 një laptop gaming 14-inç Blade i cili për herë të parë ka harduerin e AMD që mund të ndryshojë plotësisht eksperiencën gaming.
Laptopi i fundit Razer Blade 14 inç ishte tre vite më parë dhe nuk përfshin një procesor AMD. Tashmë adhuruesit e lojërave nga laptopët dhe fansat e Razer do të kenë në dispozicion një prej altpopëve më të shpejtë në kategorinë e tij.
Vjen në ngjyrë të zezë dhe përdoruesit mund të blejnë tre versione. Modeli bazë fillon nga 1,799 dollarë ndërsa më i shtrenjti shkon deri në 2,799 dollarë.
Specifikat e tre modeleve janë si mëposhtë:
Razer Blade 14 – Full HD 144Hz – GeForce RTX 3060 – Black:
- AMD Ryzen 9 5900HX
- Windows 10 Home
- 14″ 144Hz Full HD
- GeForce RTX 3060
- 16GB RAM, 1TB SSD
Razer Blade 14 – QHD 165Hz – GeForce RTX 3070 – Black:
- AMD Ryzen 9 5900HX
- Windows 10 Home
- 14″ 165Hz QHD
- GeForce RTX 3070
- 16GB RAM, 1TB SSD
Razer Blade 14 – QHD 165Hz – GeForce RTX 3080 – Black:
- AMD Ryzen™ 9 5900HX
- Windows 10 Home
- 14″ 165Hz QHD
- GeForce RTX 3080
- 16GB RAM, 1TB SSD
Diferencat mes modeleve fokusohen tek rezolucioni i ekranit, frekuenca e rifreskimit dhe karta grafike. Modeli bazë ka ekran vetëm 1080p ndërsa dy të tjerët me rezolucione QuadHD por mbesim pa opsion 4K.
Normalisht me brendin Razer vinë edhe tastiera me ndriçim Razer Chroma, Audio Hapësinore THX dhe porta të bollshme konektiviteti. Në krye të ekranit gjendet një kamër 720p. /PCWorld Albanian