UBT News

Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi më 7 dhe 8 shtator në Bruksel

Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur për mediumin serb “Tanjug”, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Sipas tij, të martën e të mërkurën do të mbahen takimet me kryenegociatorët, ku do të diskutohet për “çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.

Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve, ku do të jenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq.

Exit mobile version