Raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel.
Zëvendëskryeministri kosovar Besnik Bislimi do të takohet gjatë ditës së sotme me drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq derisa nikoqir është Emisari Special i BE-së për dialog Miroslav Lajçak.
Në këto takime do të diskutohet për “çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ndërsa nga Qeveria e Kosovës për Kosovapress kanë thënë se në takimin bilateral do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes mbi energjinë dhe atë të tabelave të veturave, si dhe për çështjen e të zhdukurve me forcë.
Kujtojmë se takimi ishte paraparë të mbahej në fund të shkurtit, por u shtyu si pasojë e sëmundjes së përfaqësuesëve të Kosovës.