UBT News

Rasti i parë me poliomelit u zbulua në New York për herë të parë që nga viti 2013

Një rast i poliomielitit është zbuluar në New York, rasti i parë i virusit në pothuajse një dekadë.

Rasti u konfirmua në një banor të Rockland County, rreth 36 milje në veri të qytetit të New Yorkut, rasti i parë që nga viti 2013, sipas departamenteve shëndetësore të shtetit dhe të qarkut.

Pacienti nuk konsiderohet më ngjitës, raporton AP, por ka zhvilluar paralizë. Testet e kryera nga laboratori i departamentit të shëndetësisë shtetërore dhe të konfirmuara nga CDC, treguan se pacienti kishte marrë më parë një vaksinë të poliomielitit, e cila nuk administrohet më në ShBA.

Departamentet shëndetësore të New York-ut dhe CDC rekomandojnë që të pavaksinuarit kundër poliomielitit të marrin vaksinën./UBTNews/

Exit mobile version