Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, deklaroi se Prokuroria ishte informuar për rastin e 11-vjeçares së dhunuar më 21 qershor, por që viktima nuk është intervistuar menjëherë për shkak të mungesës së psikologut në këtë institucion. Ulaj ka sqaruar në detaje rastin, duke filluar nga dyshimi për trafikim në qershor të këtij viti dhe rastin e fundit të dhunimit në muajin e kaluar.
Që nga fillimi në qershor të këtij viti, kanë marrë veprime konkrete të gjitha institucionet. Me 21 qershor e mitura ka dalë rreth orës 08:00, nëna e ka lajmëruar si të zhdukur, prokurori ka autorizuar policinë të marrë veprimet. Të nesërmen në stacionin policor në veri është gjetur dhe është dërguar në strehimore. Drejtori për trafikim është marrë me këtë rast, pasi kemi pasur dyshime se e njëjta është shfrytëzuar seksualisht, me 22 qershor është paraqitur kërkesa për trajtim mjekësor. Po të njëjtën ditë prokurori nga departamenti për të mirë fiziogjenekologjik”, tha Ulaj.
Ulaj ka njoftuar se viktima ka qëndruar rreth një muaj në strehimore dhe me kërkesë të familjes, është liruar më 21 korrik nga strehimorja.
“Më 23 qershor prokurori ka paraqitur kërkesë për ekzaminim të ADN-së. Hetuesit e kësaj drejtorie kanë bërë sekuestrimin dhe ekzaminim e telefonit të viktimës. Në të njëjtën datë me 24 qershor kanë paraqitur kërkesë për sekuestrim të telefonit. Me 27 qershor është bërë kërkesë të tërhiqen kamerat në motelet ku ka mundur të shkojë e dëmtuara. Në strehimore ka qëndruar 1 muaj. Në korrik është larguar nga strehimorja me kërkesë të familjes. 1 shtator është marrë përgjigje që kemi arritur t’i gjejmë dhe t’i identifikojmë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë rast, janë arrestuar 6 persona të dyshuar për veprën penale të dhunimit dhe trafikimit. Tashmë ata gjenden në paraburgim”, tha mes tjerash Ulaj.