Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka njoftuar se sot do të mbahet një protestë për ‘neglizhencën e prokurorisë’ për zbardhjen e vdekjes së aktivistit, Astrit Dehari.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se protesta do të organizohet në ora 12:00 përballë Prokurorisë Speciale të Prishtinës dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Duam DREJTËSI!
Sot ne ora 12.00 ne sheshin Zahir Pajaziti protestojm per drejtesi.
Vrasesit e Astritit edhe pas 7 viteve jan ende ne liri.
Sot ne ora 12.00 ngrite zerin kunder padrejtesise.
Nga Prokuroria kerkojm te verteten
Kush proteston, drejtesi per Astritin kerkon.
Gjaku i Astritit nuk falet!”- ka shkruar ai./UBTNews/