UBT News

Rasti Berishaj, Haxhiu: Po të kishte dyshime, prokuroria sllovene do të niste hetimet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë në Kuvendin e Kosovës se çështja me ambasadorin Martin Berishaj ka qenë luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni. Ajo ka thënë se po të kishte dyshime Prokuroria Speciale në Slloveni do të niste hetimet për të rast.

Haxhiu ka thënë se Prokuroria Speciale e Sllovenisë ka deklaruar që nuk janë duke e hetuar këtë rast.

“Jam e bindur, duke pasur parasysh si funksionon Sllovenia, po të kishin dyshime krimet ekomomike, natyrisht prokuroria atje do të niste hetimet, për aq sa ne jemi në dijeni nuk kanë nisur këto hetime. Madje ka pasur një deklaratë nga Prokuroria Speciale atje që jo ky rast nuk është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale. Nuk po bëhet fjalë për një shtet dosido, ne e njohim si funksion Sllovenia dhe rendi dhe ligji atje”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se Agjencia kundërkorrupsion ka nisur hetimet në raport me deklarimin e pasurisë për ambasadorin Martin Berishaj dhe ka kërkuar nga deputetët të presin qëndrimet e institucioneve të Kosovës në raport me këtë çështje.

“Rasti i Martin Berishajt ka qenë një luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni, pra pak para zgjedhjeve një medium kishte thënë se ekziston ky skandal financiar, dhe në një konferencë për media, zotëri Golob, tani kryeministër në ardhje, ka treguar edhe për vërtetimin që vetë institucioni i administrimit financiar apo inteligjenca ekonomike në Slloveni që ka dëshmuar që të gjitha të hyrat e tij janë në rregull. Këtu në këtë Kuvend u përmend ose u deklarua thuajse Martin Berishaj po i ikën drejtësisë, po kërkohet nga drejtësia, nuk po gjendet askund. Martin Berishaj do t’i përgjigjet secilës kërkesë që institucionet e Kosovës apo në Slloveni apo në Kroaci do të ia bëjnë, secilës”, ka thënë ajo.

Exit mobile version