UBT News

Rasti Banjska: Dëshmia e dëshmitarit anonim A2 po dëgjohet pa praninë e mediave

E përditësuar:

10:40

Me kërkesë të prokurorisë dëgjimi i dëshmitarit anonim A2 në rastin “Banjska” po vazhdon të dëgjohet pa praninë e mediave.

Prokurori i rasti, Naim Abazi ka kërkuar që seanca e sotme në rastin për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit të vazhdoi e mbyllur për publikun. Sipas tij nëse kjo seancë mbahet e hapur rrezikohet edhe i akuzuari dhe procesi gjyësor.

Ai tha se dëshmitari i sotëm ka statusin anonim.

Kundër kësaj kërkese ishte avokati, Blagoje Spasojeviq, Lubomir Pantoviq.

Sipas tij Prokuroria nuk ka dhënë arsyet konkrete për të kërkuar mbyllje të seancës.

Më pas kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti aprovoi kërkesen e prokurorisë.

“Aprovohet propozimi i pokurorisë që seanca të kaloj në seancë të mbyllur gjatë dëgjimit të dëhsmitarit A2 me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve”, tha ai./S.K/KP/

10:30

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq i cili e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë aktualisht në arrati./S.K/KP/

Exit mobile version