UBT News

Rasti “Abi Çarshia”, gjashtë vjet burgim për dy zyrtarët e Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, të martën, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi për keqpërdorim të detyrës zyrtare për rastin “Abi Çarshia”. Të njëjtit i ka dënuar me nga tri vite burg dhe 2 mijë euro gjobë.

Ndërsa, të akuzuarit tjerë në këtë rast Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi janë liruar nga akuzat.

Aktgjykimi për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar” është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Kimete Kicaj.

Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, dhe aktgjykim lirues ndaj katër të akuzuarve,

Në aktakuzë thuhet se më 19 korrik 2019, dhe 21 korrik 2019, në Prizren në objektin “Abi Çarshia” të akuzuarit në cilësinë personave zyrtarë duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” Sh.P.K., Prizren.

Sipas aktakuzës, të njëjtit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

I dëmtuari “Abi” Sh.P.K., për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i GJYKON:-Të akuzuarin I.Th., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve-Të akuzuarën J.V., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve”, thuhet në vendim. 

Exit mobile version