UBT News

Rastet me linë e majmunit po bien, por pabarazitë racore po rriten

Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se është optimiste për rënien e rasteve të lisë së majmunit dhe rritjes së vaksinimit kundër virusit infektiv, pavarësisht rritjes së pabarazive racore në rastet e raportuara.

Duke premtuar se do të rrisë ofertat e vaksinimit në festivalet LGBTQ Pride anembanë vendit në javët e ardhshme, dr. Demetre Daskalakis, zëvendëskoordinator i përgjigjes kombëtare të Shtëpisë së Bardhë ndaj lisë së majmunit, tha se janë dhënë më shumë se 460 mijë doza vaksine. Megjithatë fundi i përhapjes së virusit nuk është në horizont.

“Qëllimi ynë është të kontrollojmë shpërthimin e lisë së majmunit në ShBA”, deklaroi Daskalakis.

ShBA kryeson botën me infeksione. Që nga e mërkura janë raportuar 21 mijë e 274 raste, ku meshkujt përbëjnë rreth 98% të rasteve.

Lija e majmunit, e cila mund të shkaktojë skuqje, ethe, dhimbje trupi dhe të dridhura, përhapet përmes kontaktit të ngushtë lëkurë me lëkurë./UBTNews/

Exit mobile version