Nishanet e kuqe në lëkurë nuk janë domosdoshmërisht një problem shëndetësor, përveçse në rastet kur ju bezdisin apo gjakosen.
Në këtë rast duhet të vizitoheni menjëhere tek mjeku.
Nishanet janë njolla të cilat mund të shfaqen dhe zhduken papritur nga trupi juaj.
Mund të kenë ngjyra të ndryshme që variojnë nga kafja e errët tek e kuqja.
Megjithatë nëse flasim specifikisht për nishanet e kuqe, shfaqja e përhershme dhe pa shkak e tyre mund të jetë shqetësuese.
AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon mënyrat se si të dalloni shkaqet dhe natyrën e këtyre nishaneve.
Informacione bazë mbi nishanet e kuqe
Nishanet e kuqe mund te kenë edhe një origjinë gjenetike apo të shkaktohen nga plakja e lëkurës, por edhe në këtë rast duhet t’i kontrolloni me kujdes.
Ky lloj nishani i kuq, shfaqet zakonisht gjatë moshës 40 – 50 vjeç.
Në raste të veçanta mund të shfaqen edhe në mosha më të hershme duke filluar që nga fëmijëria.
Këto nishane shkaktohen nga zgjerimi i kapilarëve si simptomë anësore e sëmundjeve të zemrës.
Zakonisht shfaqen në zonën e krahëve, kurrizit dhe gjoksit.
Janë simptoma të ngjashme me ato të venave varikoze vetëm se shfaqen në formë rrethore dhe në ngjyrë të kuqe të ndezur.
Nishane të kuqe apo njolla të kuqe në lëkurë
Duhet të keni parasysh të mos ngatërroni njollat e lëkurës me nishanet e kuqe.
Njollat e kuqe në lëkurë mund të shfaqen njësoj si venat varikoze si pasojë e plasjes së venave dhe nuk kanë formë rrethore.
Mund të shfaqen gjatë kohëve me temperaturë të lartë, gjatë shtatzanizë apo kur keni dëmtime të vogla të lëkurës.
Shenjat e kuqe mund të jenë edhe të mbatura që nga lindja.
Ato mund të zbehen gjatë viteve ose të qëndrojnë në lëkurë gjatë gjithë jetës.
Gjithsesi e rëndësishme për këto njolla është se nuk janë shqetësuese dhe nuk kërkojnë kontroll të specializuar mjekësor.
Ndërsa në rastet e nishaneve të kuqe megjithëse nuk bëhet fjalë për nishanë kancerogjenë është e rëndësishme t’i kontrolloni sa herë që shihni të rinj.
Në shumë raste këto nishane mund të gjakosen, t’ju japin bezdi apo t’ju dhembin.
Në këto raste duhet të drejtoheni patjetër tek mjeku apo dermatologu.
Jini të kujdesshëm edhe me ngjyrën që kanë, nëse nishanet tuaja marrin më ngjyrë më të errët gjatë viteve, konsultohuni me specialistin.
Si mund t’i eleminoni?
Siç thamë edhe pse nuk paraqesin një rrezik të madh për shëndetin, këto pika të vogla të kuqe mund t’ju bezdisin.
AgroWeb.org ju këshillon se nuk duhet të mundoheni t’i hiqni në shtëpi këto nishane pasi mund të keni gjakderdhje të mëdha dhe të jenë shumë e rrezikshme.
Drejtohuni gjithnjë tek mjeku për t’i eleminuar në mënyrë të specializuar.
Ekzistojnë metodat me lazer apo bisturi të cilat janë definitve për nishanet.
Kujdesuni që të hidratoni dhe të mbroni gjithnjë lëkurën tuaj, sidomos gjatë ekspozimit të gjatë në diell./AgroWeb.org