Kafja është padyshim një nga pijet më popullore të kohërave moderne.
Rreth 65% e kësaj pije konsumohet në mëngjes për shkak të efektit stimulues që ka për trupin.
Megjithatë ekspertët rekomandojnë momente të ndryshme të ditës për ta konsumuar kafen për të gjithë ata që dëshirojnë të humbasin në peshë, të kenë një gjumë më të qetë dhe të ruajnë të gjithë organizmin.
Kafja pasdite
Konsumimi i kafes pas orës 12 mund të ndikojë në mënyrën se si do të filini gjatë mbrëmjes.
Mundohuni t’i kufizoni kafet tuaja në periudhën e mengjesit në mënyrë që të ruani një regjim të shëndetshëm të të fjeturit.
Më shumë se dy kafe?
Kjo nuk është aspak e shëndetëshme, pasi si me çdo produkt tjetër nëse e teproni, organizmi mund të dëmtohet.
Nëse kaloni 3 kafe në ditë kjo mund të sjellë pasoja për trupin ku i pari do të jetë dehidratimi.
Kafe pa ngrënë
Ekspertët i thonë jo kafes pa ngrënë, pasi mund të rrisë nivelet e aciditetit në stomak dhe të shkaktojë probleme me tretjen.
Një ndihmë për stomakun do të ishte të pinit kafe me qumësht, pasi ul nivelet e aciditetit të pijes.
Kafja dhe kolesteroli i lartë
Nëse vuani nga kolesteroli i lartë është mirë ta evitoni kafen.
Gjithsesi për të mos e hequr tërësisht nga lista juaj e pijeve të preferuara konsumojeni të filtruar.
Kafe çdo ditë
Ekspertët rekomandojë që të jeni të moderuar me konsumin e kafes, pasi nivelet e stimulimit në këtë pije mund të prishin balancën natyrale të energjisë, duke ndikuar në sistemin nervor dhe në rritjen e hormoneve si adrenalina apo neurotransmetuesit që nxisin energjinë e trupit.
Problemi sipas tyre qëndron se trupi mësohet me dozat e kafesë dhe kërkon gjithnjë e më shumë doza më të mëdha./AgroWeb.org