Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 246 raste të reja me COVID-19, ndërkaq nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Pejë 24 raste, Gjakovë 17 raste, Lipjan 13 raste, Podujevë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 8 raste, Malishevë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Drenas 2 raste, Graçanicë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Ferizaj.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 64 mijë e 341 raste nga 266 mijë e 585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 544 raste të vdekjes./UBTNews