Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 34 raste të reja me COVID-19.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 889 nga 71 mijë e 356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./UBTNews