Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 264 raste pozitive nga 990 mostra të marra.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Ferizaj 25 raste, Mitrovicë 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Podujevë 14 raste, Vushtrri 13 raste, Obiliq 11 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Drenas 6 raste, Shtime 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Lipjan 5 raste, Skenderaj 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste, Malishevë 2 raste dhe Zubin-Potok 1 rast.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka shkuar në 49 mijë e 169 raste nga 173 mijë e 145 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./UBTNews