UBT News

Rastet e Covid-19 rriten në Finlandë, 200 të infektuar çdo javë

Finlanda po përballet me një rritje të rasteve të Covid-19 këtë vjeshtë. Sipas transmetuesit finlandez “Yle”, në javët e fundit janë konfirmuar rreth 200 raste të reja në laborator çdo javë.

Niina Ikonen, një specialiste nga Instituti për Shëndet dhe Mirëqenie (THL), tha se këto shifra përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut, pasi shumica e personave të infektuar qëndrojnë në shtëpi dhe nuk testohen. “Infeksionet po përhapen në të gjithë vendin,” theksoi ajo.

Megjithatë, numri i rasteve këtë vit është dukshëm më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur rreth 1.000 raste të konfirmuara laboratorike raportohej çdo javë.

Ikonen gjithashtu vuri në dukje se aktualisht po qarkullojnë shumë lloje të ndryshme virale që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes.

Ekspertët këshillojnë qytetarët të mbajnë masat e kujdesit dhe të vaksinohen sipas udhëzimeve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version