UBT News

Raste me COVID-19, pezullohet puna në dy qendra në Kaçanik dhe Zubin Potok

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Kosovës se në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe Qendrën për Regjistrim të Automjete në Kaçanik dhe Zubin Potok, disa zyrtarë të këtyre Qendrave kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marrë vendimi që Qendra për Pajisje me Dokumente dhe Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Kaçanik dhe Zubin Potok, të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.

“Deri në përfundimin e procesit të testimit të stafit të këtyre qendrave, të gjitha shërbimet e aplikimit për pajisje me dokumente, mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrim të Automjeteve të komunave më të afërta për qytetarët. Përjashtim të rasteve të tërheqjes së dokumenteve të gatshme të cilat vazhdojnë të kryhen në QPD-në në Kaçanik dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e MPB-së./UBTNews

Exit mobile version