UBT News

Rashiq për ndalimin e Trajkoviq-it në Merdarë: Letër ambasadorëve të Quintit që të mos ndodhin raste të tilla

Lidhur me mbajtjen e Rada Trajkoviqit në Merdarë, ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq u shpreh se këshilltarja e tij po qëndron për 14 orë në Merdarë.

Rashiq kërkoi qe në emër te kabinetit t’iu shkruhet një letër ambasadorëve te Quintit.

“Në hyrje prapë është ndaluar dhe deri në këto momente ende atje është duke qene e ndaluar. E falënderoj ministrin Sveçla që ka dërguar disa pjesëtarë pasi ajo ka diabet dhe atje është qe 14 orë”, tha ai.

“Mua me vjen keq për zonjen Trajkoviq një grua me moral të lartë, ajo iu ka ndihmuar shumë njerëzve dhe iu lus dhe ndonëse nuk është në kompetencën tonë nëse është e mundur që të dërgoni nga kabineti anëtareve të Quintit për të biseduar me kolegët në Beograd që ngjarje të tilla të mos ndodhin. Jam i brengosur, diabeti ka trajtim të veçantë dhe mund të jetë i kobshëm për të”, shtoi ai.

Se i vjen keq për ndalimin që i është bërë Rada Trajkoviqit tha edhe kryeministri, Albin Kurti.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se me te marr informacionin që Trajkoviq po mbahet në kufi përmes zyrës në Beograd kanë ndërmarrë të gjithë hapat zyrtarë për informim të zyrës së BE-së, e cila siç tha ajo, garanci per lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Zyra jone është në përpjekje dhe po shpresojmë qe është çështje e një kohe të shkurtër qe zonja Trajkoviq të lëvizë”, tha ajo.

Exit mobile version