Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sot tha se në Kosovë duhet të ngriten ura bashkëpunimi, ndërmjet të gjitha komuniteteve.
Ai në mbledhjen e qeverisë tha se duhet të harmonizohen nevojat e komuniteteve jo-shumicë dhe të ketë bashkëpunim më të madh.
Rashiq e mirëpriti ndarjen buxhetore për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë.