Francesa Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për territorin e pushtuar palestinez, thotë se vendimi i Izraelit për të ndërprerë energjinë elektrike në Gaza do të thotë “mos funksionimin e stacioneve të shkripëzimit, pra: pa ujë të pastër”.
Ajo shtoi se vendet që ende nuk kanë vendosur sanksione ose një embargo armësh ndaj Izraelit “po ndihmojnë Izraelin në kryerjen e një prej gjenocideve më të parandalueshme të historisë sonë”.
Sipas Human Rights Watch, Izraeli tashmë ka ndërprerë qëllimisht shumicën e mënyrave që palestinezët në Gaza të kenë akses në ujë, duke përfshirë bllokimin e tubacioneve për në Gaza dhe shkatërrimin e paneleve diellore të përdorura për të mbajtur disa pompa uji dhe impiante shkripëzimi dhe menaxhim të mbeturinave në funksion gjatë ndërprerjeve të energjisë.
Në një raport të dhjetorit , organizata vuri në dukje se palestinezët në shumë zona të Gazës kishin qasje në 2 deri në 9 litra (0,5 deri në 2 gallona) ujë për të pirë dhe larë në ditë, për person, shumë më poshtë pragut 15 litra (3,3 gallon) për person për mbijetesë.