UBT News

Raportuesi i PE-së për Serbinë fajëson Vuçiç për mosrealizimin e takimeve

Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, ka fajësuar presidentin Aleksandar Vuçiç për mosrealizimin e takimeve të planifikuara gjatë vizitës së tij në Beograd. Picula tha se Vuçiç vendosi që të kufizoheshin kontaktet direkte me të, duke i reduktuar ato vetëm në takime në Kuvendin Popullor dhe Ministrinë për Integrime Evropiane.

Ky veprim pasoi një kritikë të ashpër të autoriteteve serbe ndaj draft-raportit të Picula për situatën në vend. Gjatë vizitës, nuk pati takime me presidentin, kryeministren dhe ministrin e Punëve të Jashtme. Picula theksoi se ngjarjet e rëndësishme në Serbi përfshinin protestat studentore, të cilat kanë kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në Novi Sad dhe ndjekjen penale të autorëve të sulmeve ndaj protestuesve./UBTNews/

Exit mobile version