UBT News

Raportohet se Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore

Spanja pritet t’i dërgojë Ukrainës një numër të vogël të raketave kundërajrore të sistemit Patriot, e cila vjen si pasojë e presionit nga aleatët e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO për t’i dhënë Kievit më shumë ndihmë ushtarake.

Duke parë se Rusia ka shpeshtuar edhe më shumë sulmet ajrore në zonat ukrainase, qeverive të BE-së u është kërkuar ta ndihmojnë Kievin me më shumë kundërajrorë për ta mbrojtur shtetin, në veçanti nga vendet si Greqia dhe Spanja, të cilat posedojnë armë të tilla.

Megjithatë vendet evropiane, të cilat zotërojnë këto sisteme kundërajrore Patriot, po ngurrojnë t’ia japin Ukrainës.

Patriotët janë kundërajrorë raketorë të cilët mund të godasin avionët luftarakë, raketat lundruese dhe balistike me rreze të shkurtra veprimi.

Te këto kundërajrore të prodhuara nga SHBA-ja, përveç efikasitetit të tyre, qëndron dhe rëndësia se trupat ukrainase janë të stërvitur se si duhet të përdoren./UBTNews/

Exit mobile version