UBT News

Raportohet se Milani ka 6 kandidatë për drejtorin e ri sportiv

Sipas La Gazzetta dello Sport, ndërsa Fabio Paratici mbetet favoriti kryesor, Milani ka ende gjashtë kandidatë në garë për rolin e ri të drejtorit sportiv.

Një vendim përfundimtar nuk pritet deri muajin e ardhshëm, megjithatë, klubi nuk mund ta vonojë shumë këtë proces, pasi drejtori i ri duhet të nisë p lanifikimin e strategjisë së merkatos për verën.

Ish-drejtori i Juventusit dhe Tottenham Hotspur, Fabio Paratici, është kandidati më i mundshëm për këtë rol, veçanërisht pas një takimi të gjatë me drejtorin Giorgio Furlani.

Një tjetër opsion i fortë është ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ndërsa edhe drejtori i Atalantës, Tony D’Amico, është përmendur disa herë si kandidat potencial.

Kandidatët e tjerë për postin e drejtorit sportiv të Milanit:

Sipas La Gazzetta dello Sport, lista përfshin edhe tre emra të tjerë, të cilët kanë më pak përvojë në Serie A, por mbeten në garë.

Thiago Scuro – Aktualisht drejtor i përgjithshëm i Monacos, braziliani është një opsion surprizë.

Markus Krösche – Drejtori i merkatos së Eintracht Frankfurt, i cili së fundmi bëri bujë duke shitur Omar Marmoush te Manchester City për 75 milionë euro, vetëm 18 muaj pasi e kishte marrë me parametër zero.

Kim Falkenberg – Emri më befasues në listë, vetëm 36 vjeç, ai ka kaluar me shpejtësi nga lojtar në drejtor sportiv te Bayer Leverkusen. Ai u promovua kohët e fundit nga roli i shefit të skautizmit në drejtor sportiv.

Me këtë listë kandidatësh, Milani pritet të marrë vendim të rëndësishëm në javët e ardhshme për të përcaktuar drejtimin e klubit në merkaton e verës.

Exit mobile version