Ish-zëvendësministri rus i mbrojtjes, gjeneral kolonel Mikhail Mizintsev i është bashkuar grupit Wagner si zëvendëskomandant, njoftuan të enjten kanalet ruse.
Në një video që u postua në Tegelgram, shfaqet Mizintsev, i veshur me veshje luftarake të markës Wagner. Ai vizitoi një kamp trajnimi dhe pozicionet ruse në Bakhmut.
Mizintsev orkestroi rrethimin e Mariupolit në muajt e parë të luftës vitin e kaluar./UBTNews/