UBT News

Raportohet për një rast të dhunimit në Istog

Një rast i dhunimit u raportua se ka ndodhur në Istog.

Sipas Policisë, rasti u raportua dje, ndërsa viktima deklaroi se ishte dhunuar para një muaji e gjysmë.

“Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, informoi Policia.

Ndërkohë, rasti vazhdon të hetohet.

Exit mobile version