Dy persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Krime të martën, deklaroi kreu rus i administratës së Krimesë, Sergei Aksyonov në kanalin e tij në Telegram.
Aksyonov tha se shpërthimi në fshatin Maiskoye, pranë qytetit Dzhankoi, u shkaktua nga zjarri, duke cituar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes.
“Evakuimi i banorëve është duke u zhvilluar. Forcat e Ministrisë së Situatave të Emergjencave, Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, Gardës Ruse, shërbimet e urgjencës janë të përfshira”, tha Aksyonov.
Mëngjesin e së martës, Agjencia Shtetërore e Lajmeve, Ria Novosti tha se rreth 2 mijë banorë janë evakuuar./UBTNews/