UBT News

Raportohet një rast i vjedhjes në Lipjan

Të hënën, një person nga fshati Mirenë i Lipjanit ka raportuar në Polici se dy persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur para të gatshme.

Të dyshuarit pasi e kanë vërejtur pronarin e shtëpisë, kanë shtënë dy herë me armë zjarri dhe kanë ikur.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se dy persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme, ata pasi kanë vërejtur ankuesin kanë shtënë dy herë me armë zjarri dhe më pas kanë ikur”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version