UBT News

Raportohet edhe për disa viktima gjatë protestave në Peru

Së paku edhe tre persona raportohet të kenë vdekur në protesta kundër presidentes së Perusë, Dina Boluarte.

Dhjetëra jetë janë humbur gjatë disa javëve protesta pas rrëzimit të ish-presidentit Pedro Castillo.

Policia përdori gazlotsjellës për të shpërndarë turmat në kryeqytetin Lima, ku mijëra protestues nga zonat rurale po qëndrojnë.

Një grua vdiq në rajonin jugor të Macusanit, ku raportohet se një stacioni policor iu vu flaka. Ajo u dërgua në spital pa shenja jete.

Mbikëqyrësi i të drejtave të njeriut në Peru raportoi se dy vdekje të tjera ndodhën si rezultat i bllokadave në rajonin verior La Libertad. Në postim thuhet se një 51-vjeçare ka vdekur dhe një adoleshente e humbi foshnjën e saj.

Vdekjet u raportuan para një proteste masive që u planifikua për të enjten pasdite në kryeqytet./UBTNews/

Exit mobile version