UBT News

Raportohet dhunë në familje në Prizren, sekuestrohet një pistoletë

Policia në Prizren ka njoftuar se është raportuar për një rast ‘dhunë në familje’ në rr. ‘Srebrenica’.

Është identifikuar personi i dyshuar A. P. (82 vjeç), i cili edhe është arrestuar për shkak të dyshimit se ka ushtruar dhunë kundër familjareve të tij.

Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri. Policia ka identifikuar të i dyshuarin T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici. Të njëjtit i gjendet në posedim dhe më pas i sekuestrohet në cilësi të dëshmisë një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë.

“Me datën 30 nëntor 2022 rreth orës 19:00, në Stacionin Policor Prizren raportohet për një rast ‘dhunë në familje’ në rr. ‘Srebrenica’. Rastit të raportuar në vendin e ngjarjes i përgjigjen njësitë relevante policore, të cilët i ndërmarrin masat e duhura. Identifikohet personi i dyshuar A. P. (82 vjeç), i cili arrestohet për shkak të dyshimit se i njëjti ka ushtruar ‘dhunë’ kundër familjareve të tij. Kundër të dyshuarit është iniciuar procedura penale për veprën penale ‘dhunë në familje’. Lidhur me këtë njoftohet prokurori i Shtetit, me aktvendim me shkrim të të cilit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri. Lidhur me këtë informatë dhe pas njoftimit të prokurorit të Shtetit, identifikohet i dyshuari T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici. Të njëjtit i gjendet në posedim dhe më pas i sekuestrohet në cilësi të dëshmisë një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti vazhdon në procedim të rregullt, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet ndërsa kundër tij ngritet kallëzim penal për veprën ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Exit mobile version