Shpërthime janë raportuar në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, herët në mëngjesin e së enjtes.
“Armiku nisi një sulm me raketa ndaj një komuniteti në distriktin Vyshhorod këtë mëngjes. Një objektiv infrastrukturor u godit”, tha Oleksiy Kuleba, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kievit në Telegram.
Shërbimet e urgjencës janë tashmë në vend, tha Kuleba, duke shtuar se informacioni për viktimat nuk dihet ende.
Administrata shtetërore e qytetit të Kievit u bëri thirrje banorëve të kërkojnë strehim pasi alarmi i sulmit ajror është ende në fuqi.
Përmbledhje: Rusia fillimisht sulmoi dhe pushtoi shumë periferi të Kievit pas fillimit të pushtimit të saj në shkurt, përpara se Kremlini të tërhiqte forcat e tij në prill nga afërsia e kryeqytetit për t’u përqëndruar në lindje të vendit. Sulmet sporadike ruse kundër Kievit kanë ndodhur që nga tërheqja, duke përfshirë një seri sulmesh me raketa vdekjeprurëse muajin e kaluar./UBTNews/