UBT News

Raportohen mbi 100 raste të lisë së majmunit në 12 shtete të botës

Edhe më shumë raste të një sëmundjeje të rrallë janë raportuar në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara – ku një zyrtar shëndetësor tha se pret që numri i rasteve të rritet ditët në vijim.

Deri të shtunën, 92 raste të konfirmuara dhe 28 raste të dyshuara të lisë së majmunëve ishin duke u hetuar në 12 vende, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë në një njoftim për shtyp.

Rastet e konfirmuara janë identifikuar në Australi, Belgjikë, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Portugali, Spanjë, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara — të cilat kishin nga një deri në pesë raste të konfirmuara të lisë së majmunëve deri të shtunën.

“Situata po evoluon dhe OBSh pret që do të ketë më shumë raste të lisë së majmunëve të identifikuara ndërsa mbikëqyrja po zgjerohet edhe në vendet jo-endemike”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Dr. Ashish Jha, koordinatori i përgjigjes ndaj COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, i tha ABC se nuk do të habitej nëse ShBA do të përballej edhe me disa raste të tjera të lisë së majmunëve në ditët në vijim.

Ekspertët shëndetësorë thonë se kontakti i ngushtë me një person të infektuar ndikon në përhapjen e lisë së majmunit./UBTNews/

Exit mobile version