UBT News

Raportohen katër raste për ”dhunë në familje”

Katër raste të ”dhunës në familje” janë raportuar që nga dita e djeshme, ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Rasti i parë ka ndodhur në Rr. Nazim Gafurri në orën 14:00, ku një femër ka raportuar se ishte kanosur nga i fejuari i saj.

Ndërkaq edhe në Fushë Kosovë një grua ka paraqitur rastin në polici se ishte fyer nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30. Për dhunë në familje ka raportuar edhe një grua nga Prishtina e cila është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe viktima së bashku me fëmijët ka shkruar te familja e saj për tu ndjerë më e sigurtë. Mirëpo ndryshe nga rastet e para dje rreth orës 10:00 një burrë është vetë paraqitur në stacion policor për veprën e kryer ”dhunë në familje”.

Në lidhje me këto raste tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa për rastin e tretë i dyshuari nuk është arrestuar, thuhet në raportin e policisë./21Media

Exit mobile version