Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh për dy raste dhunimi që kanë ndodhur, një në Fushë-Kosovë e një në Prishtinë. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në Fushë-Kosovë është njoftuar se është arrestuar të martën një burrë që dyshohet se e ka dhunuar një grua më 18 gusht.
“Fushë Kosovë / 18.08.2024 – 20:30. Më 20.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
E në Prishtinë një grua ka raportuar të martën se ishte dhunuar në mbrëmjen e të shtunës. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 17-18.08.2024 – 21:00-00:00. Më 20.08.2024 viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.