Aleatët evropianë të Ukrainës janë bërë gjithnjë e më shumë objektiv i luftës kibernetike pasi përpjekjet e Moskës në Ukrainë janë lëkundur, sipas një raporti të ri.
Hakktivistët e luftës kanë sulmuar kryesisht qarqet baltike dhe nordike, ndërsa Moldavia dhe Mali i Zi gjithashtu janë bërë gjithnjë e më shumë objektiva, zbuloi kompania e sigurisë kibernetike Thales.
Zv.presidenti i Thales për zgjidhjet kibernetike, Pierre-Yves Jolivet, paralajmëroi se Evropa duhet të jetë e kujdesshme ndaj “sulmeve ndaj infrastrukturës kritike”.
Midis tremujorit të parë dhe të tretë të vitit 2022, përqindja e sulmeve kibernetike në Evropë të drejtuara ndaj vendeve të BE-së u rrit nga pothuajse 10% në 46.5%, ndërsa ato që synonin Ukrainën ra nga 50% në pak më pak se 29%.
“Evropa u tërhoq zvarrë në një luftë kibernetike hibride me intensitet të lartë në një pikë kthese në konflikt, me një valë masive sulmesh DDoS”, tha z. Jolivet.
DDoS synon t’i bëjë shërbimet të padisponueshme duke mbingarkuar gjerësinë e rrjetit për t’u mohuar aksesin përdoruesve, ose duke shfrytëzuar një dobësi në softuer ose harduer.
Jolivet shtoi: “Evropa Perëndimore duhet të jetë e kujdesshme ndaj sulmeve të mundshme në infrastrukturën kritike në afat të shkurtër nëse konflikti vazhdon të përshpejtohet”./UBTNews/