Më shumë se 600 fëmijë në shtetin lindor të Maryland të SHBA-së u abuzuan nga mbi 150 klerikë dhe anëtarë të tjerë të Kishës Katolike, sipas një studimi të bërë publik së fundmi që mbulon gjashtë dekada.
Raporti hetimor rreth Kryepeshkopatës së Baltimores, i cili përvijonte abuzimin nga vitet 1940 deri në vitin 2002, vjen në mes të një llogaritjeje të vazhdueshme me abuzime dhe mbulime të përhapura nga udhëheqësit e Kishës në mbarë botën.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Maryland tha se kishte identifikuar 156 abuzues, përfshirë priftërinj, dhjakë, mësues dhe seminaristë, të cilët “përfshiheshin në abuzime të tmerrshme dhe të përsëritura”, duke vënë në dukje sesi abuzuesit shpesh përfitonin nga besimi i prindërve ose i një komuniteti.
Ai shtoi se numri i viktimave ishte “me gjasë shumë më i lartë” se shifra e raportuar e mbi 600 fëmijëve, ndërsa dënoi refuzimin e Kishës për të pranuar akuzat për abuzim seksual të fëmijëve.
Mijëra raportime për pedofilinë brenda Kishës Katolike janë shfaqur në mbarë botën vitet e fundit./UBTNews/