Një hulumtim palestinez konkludoi se reporterja e mediumit Al Jazeera, Shireen Abu Aqla u qëllua qëllimisht për vdekje nga një ushtar izraelit.
Duke shpallur gjetjet, prokurori i përgjithshëm palestinez tha se “të shtënat ishin të vetme nga forcat pushtuese, me qëllim vrasjen”. Megjithatë ministria izraelite e Mbrojtjes e quajti raportin “gënjeshtër”.
Ushtria izraelite po kryen hetimet e saj dhe ka thënë se militantët palestinezë mund të kenë qëlluar Abu Aklën.
Vrasja e saj shkaktoi reagim të gjerë. 51-vjeçarja u qëllua për vdekje më 11 maj, teksa raportonte për një operacion ushtarak izraelit në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar./UBTNews/