Më shumë se 7.1 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda vendit në Ukrainë, pasi janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas raportit të fundit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Raporti sheh një rritje prej 10% të numrit të personave të zhvendosur brenda vendit që nga sondazhi i parë i IOM-it më 16 mars.
“Korridoret humanitare nevojiten urgjentisht për të lejuar evakuimin e sigurt të civilëve dhe për të siguruar transportin dhe shpërndarjen e sigurt të ndihmave humanitare shumë të nevojshme për të ndihmuar me shpejtësi të zhvendosurit brenda vendit”, tha drejtori i përgjithshëm i IOM-it, António Vitorino.
Më shumë se 50% e familjeve të zhvendosura kanë fëmijë, 57% përfshijnë anëtarë të moshuar dhe 30% kanë njerëz me sëmundje kronike, sipas sondazhit. Më shumë se një e treta e familjeve të zhvendosura treguan se nuk kanë pasur të ardhura muajin e fundit, tha IOM./UBTNews/