Zyrtarë të talibanëve njoftuan po i dërgojnë gratë afgane në burg për t’i mbrojtur nga dhuna në baza gjinore, thuhet në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që u publikua së fundmi.
Para se talibanët të merrnin pushtetin në vitin 2023, funksiononin mbi 23 qendra për mbrojtje të grave në Afganistan, ku të mbijetuarat e dhunës në baza gjinore mund të kërkonin qëndrim aty. Sipas OKB-së, aktualisht nuk funksionon asnjëra.
Zyrtarët e qeverisë së talibanëve i thanë Misionit të Asistencës të OKB-së në Afganistan thanë se nuk ka nevojë për shtretër sepse ata janë koncept perëndimor.
Talibanët i dërgojnë gratë në burg nëse s’kanë të afërm meshkuj për të qëndruar me to ose nëse të afërmit meshkuj konsiderohen të pasigurt, thuhet tutje në raport. Autoritetet u kanë kërkuar gjithashtu të afërmve meshkuj të ofrojnë garanci se nuk do t’i dëmtojnë ato.
Gratë dërgohen në burg për mbrojtjen e tyre “e ngjashme me atë se si burgjet janë përdorur për të akomoduar të varur nga droga dhe njerëzit e pastrehë në Kabul”, thuhet në raport.
Që nga pushtimi i Afganistanit nga talibanët në vitin 2021, gratë janë mbyllur gjithnjë e më shumë në shtëpitë e tyre,
Gratë dhe vajzat janë mbyllur gjithnjë e më shumë në shtëpitë e tyre që nga pushtimi i talibanëve në vitin 2021. Atyre u ndalohet arsimimi pas klasës së gjashtë, studimi universitar, hapësirat publike si parqet dhe shumica e vendeve të punës.
Gratë gjithashtu duhet të marrin një shoqërues mashkull me vete kur udhëtojnë mbi 72 km dhe të ndjekin një kod veshjeje./UBTNews/