Shkrirje të akullnajave, nxehtësi të padurueshme dhe mbeturina hapësinore: një muaj para bisedimeve të krizës për klimën në Emiratet e Bashkuara Arabe, një raport i OKB-së i botuar të mërkurën paralajmëron për ndikime të pakthyeshme në planet pa ndryshime drastike në sistemet e lidhura sociale dhe fizike.
Raporti fokusohet në gjashtë fusha që lidhin botën fizike dhe natyrore me shoqërinë njerëzore: zhdukjet e përshpejtuara, varfërimi i ujërave nëntokësore, shkrirja e akullnajave malore, mbeturinat hapësinore, nxehtësia e padurueshme dhe një e ardhme “e pasigurt”.
“Ndërsa ne nxjerrim pa dallim burimet tona ujore, dëmtojmë natyrën dhe biodiversitetin dhe ndotim Tokën dhe hapësirën, ne po lëvizim në mënyrë të rrezikshme pranë pragut të pikave të shumëfishta të rrezikut që mund të shkatërrojnë vetë sistemet nga të cilat varet jeta jonë”, tha Zita Sebesvari, autori kryesor i raportit.
Akullnajat malore që ruajnë sasi të mëdha uji të ëmbël ndërkohë po shkrihen dy herë më shpejt se në dy dekadat e fundit./UBTNews/