UBT News

Raporti i OKB për drogën, Shqipëria kryeson në Europë për prodhimin e kanabis

Në grafikun “shtetet kryesore të orgjinës së kanabisit, sipas raportimit nga shtetet anëtare 2015-2019”, vendi ynë listohet pas Marokut, Afganistanit, Pakistanit, Libanit, dhe Iranit. Ndërsa në Europë, Shqipëria është e para, duke lënë pas Spanjën dhe Holandën, të renditura respektivisht në vend te 8 dhe të 9-të.

Raporti përmend gjithashtu rrjete shqiptare të përfshira në shpërndarjen e kokainës rreth Europës. Disa nga rrjetet në zhvillim, veçanërisht rrjetet shqiptare, janë gjithashtu të përfshira në shpërndarjen e kokainës rreth Europës dhe brenda disa vendeve europiane, duke u mundësuar atyre të implementojnë një model biznesi ‘nga fundi në fund’ shqiptarët zënë vend te rëndësishem mes shtetasve të huaj të arrestuar për konfiskim individual të kokainës gjatë viteve 2018-2020.

Krahas grupeve shqiptare përmenden edhe ato serbo-kroate, shtetas të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Serbisë që siç thuhet janë bërë lojtar të rëndësishëm në sigurimin e sasive të mëdha të kokainës dhe organizimin e trasnportit dhe shitjes tek blerësit europianë.

Exit mobile version