Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) pritet të publikojë një raport mbi situatën e sigurisë bërthamore në Ukrainë më vonë sot, duke përfshirë gjetjet e saj nga misioni në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia.
Të enjten e kaluar, shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, drejtoi një mision prej 14 personash në uzinë, e cila është kontrolluar nga forcat ruse që nga marsi.
Zona përreth uzinës ka parë granatime të vazhdueshme për javë të tëra, disa prej të cilave kanë dëmtuar infrastrukturën e uzinës, sipas IAEA, duke rritur frikën për një incident bërthamor.
Të hënën, ofruesi shtetëror i energjisë bërthamore i Ukrainës, Energoatom, tha se centrali po funksiononte “me rrezikun e shkeljes së rregulloreve të rrezatimit dhe sigurisë nga zjarri”.
“Aktualisht, vetëm njësia e 6-të e energjisë ka mbetur në funksion, e cila furnizon me energji elektrike sistemin energjetik të Ukrainës dhe siguron nevojat e veta të NPP-së së Zaporizhzhia (centralit bërthamor)”, shtoi ai.
Energoatom tha se njësia e pestë e energjisë u shkëput të shtunën, duke fajësuar “granatimet e përsëritura nga pushtuesit rusë” për dëmtimin e linjës së komunikimit midis termocentralit dhe rrjetit ukrainas.
Mediat nuk kanë mundur të konfirmojnë pretendimin./UBTNews/