Hakerët rusë së fundmi janë përpjekur të depërtojnë në rrjetet e NATO-s dhe ushtrive të disa vendeve të Evropës Lindore, tha Grupi i Analizës së Kërcënimeve të Google në një raport të botuar të mërkurën.
Raporti nuk thoshte se cilat ushtri ishin shënjestruar në atë që Google e përshkroi si “fushatë kredenciale të phishing” të nisura nga një grup me bazë në Rusi i quajtur Coldriver, ose Callisto.
“Këto fushata u dërguan duke përdorur llogari të krijuara rishtazi në Gmail në llogaritë që s’janë të Google, kështu që shkalla e suksesit të këtyre fushatave është e panjohur”, thuhet në raport.
Rusia, e cila tani është nën sanksione të rënda ekonomike perëndimore pas vendimit të saj për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt, rregullisht mohon akuzat për sulme kibernetike ndaj objektivave perëndimore.
Përpjekja e parë për të hakuar NATO-n
Grupi synoi poashtu një qendër të NATO-s, thuhet në raportin e Google të së mërkurës, pa dhënë detaje.
Në një deklaratë, qendra nuk iu drejtua drejtpërdrejt raportit të Google, por tha: “Ne shohim aktivitete keqdashëse kibernetike në baza ditore”.
Sipas raportit, Calisto nisi fushata kredenciale të phishing në dy javët e fundit, duke synuar disa OJQ dhe institute kërkimore me bazë në SHBA, ushtrinë e një vendi ballkanik dhe një kontraktor të mbrojtjes me bazë në Ukrainë.
Megjithatë, për herë të parë, TAG ka vëzhguar fushatat e Callisto që synojnë ushtrinë e shumë vendeve të Evropës Lindore, si dhe një Qendër të Përsosmërisë së NATO-s.
Shkalla e suksesit të këtyre fushatave nuk dihet, tregoi raporti./UBTNews/