UBT News

Raporti i FBI: Vrasjet u rritën me 30% gjatë vitit 2020

Një tjetër pasojë e pandemisë raportohet të jetë dhe rritja krimeve të dhunshme. Kështu shkruhet në raportin e fundit të FBI.

Sipas kësaj analize të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shtetet e Bashkuara vrasjet gjatë vitit 2020 janë rritur me rreth 30%.

Përkthyer në shifra, gjatë vitit që lamë pas u regjistruan 21 500 vrasje, ose 5000 më shumë. Me këto numra u tejkalua rekordi i vitit 1968 si dhe u shtuan krimet e dhunshme me 12% krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat tregojë se 77% e krimeve të kryera u realizuan me armë zjarri.

Exit mobile version