Hysamedin Feraj, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes tha për Euronews Albania se në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, kishte mosmarrëveshje mes Kurtit dhe Ramës për padinë që duhet ngritur ndaj Serbisë si shkaktare e gjenocidit. Në këtë pikë, ai tha se “akujt nuk kanë shkrirë” për aq kohë sa qeveria e Tiranës e përfaqësuar nga Rama, u pajtua dhe me qeverinë e Beaogradit përfaqësuar nga Bërnabiç.
Ndërkaq, sa i takon procesit të dialogut, Albin Kurti nuk e ka mbështetur më parë, pikërisht se nisi nga premisa e qeverisë së Kosovës se Kosova nuk është shtet i mirëfilltë.
“Pra, deri tani problemi ka qenë që ta njohë qeveria e Kosovës, Kosovën si shtet i pavarur dhe nga ky pozicion të hynte në bisedime. Por, gjithë praktika e deritanishme është nisur nga pikëpamja se Kosova nuk ka status të përcaktuar përfundimtar,” – u shpreh Feraj.about:blank
Sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë me Serbinë, duhen rishikuar sepse janë bërë të gjitha nga një pozicion ku Kosova nuk njihet si shtet.
Sakaq, takimi i datës 15 qershor ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për Ferajn pritet që të ketë shumë tension, gjë që është pozitive sepse Vuçiç nuk do të jetë në komoditetin që ka qenë deri më tani me partnerët nga Kosova.
“Shtetet e Bashkuara, për fat në periudhën post Trump kanë shënuar disa kthesa që kanë qenë shumë të rëndësishme,” – deklaroi Hysamedin Feraj, teksa shtoi gjithashtu se qasja aktuale, jo vetëm e SHBA-së por dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtarë, ka ardhur pasi është kuptuar se qasja fillestare e ka shtyre Serbinë të mos i ndryshojë qëndrimet ndaj Kosovës.